Krim i rëndë mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Një 37-vjecar qelloi me thike gruan e tij brenda në shtëpi dhe për fat të keq ajo humbi jetën pak më vonë nga plagët e marra.
Autori i krimit po kerkohet nga policia.
Advertisement
Elbasan / Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement