Një prifti në Greqi u arrestua, pasi akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Mësohet se vajza e mitur është shqiptare, ndërsa ka rrëfyer tek autoritetet të gjithë makthin e përjetuar.

Prifti 37-vjeçar u arrestua sot nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 16 -vjeçare që u abuzua seksualisht.

Mediat greke kanë publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur. Sipas mediave greke, vajza rrëfen se u përdhunua nga prifti dy vite më parë kur ishte 15 vjeç.

“Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhunonte sipas mediave greke.

Vajza ndër të tjera është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi për shkak se tashmë po dalin edhe dëshmi të tjera nga vajzat e abuzuara prej tij. Deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.