Një prifti në Greqi u arrestua, pasi akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Mësohet se vajza e mitur është shqiptare, ndërsa ka rrëfyer tek autoritetet të gjithë makthin e përjetuar.
Prifti 37-vjeçar u arrestua sot nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 16 -vjeçare që u abuzua seksualisht.
Mediat greke kanë publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur. Sipas mediave greke, vajza rrëfen se u përdhunua nga prifti dy vite më parë kur ishte 15 vjeç.
Vajza ndër të tjera është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.
“Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve.
Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi për shkak se tashmë po dalin edhe dëshmi të tjera nga vajzat e abuzuara prej tij. Deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.