Tronditëse/ Endri Mustafa u vra me plumb në gojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditëse/ Endri Mustafa u vra me plumb në gojë

Një 32-vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Viktima është Endri Mustafa trupi i pajetë i të cilit u konstatua mëngjesin e kësaj të hëne buzë rrugës përgjatë bregut të liqenit në zonën e Livadheve.

 

Mësohet se ai ishte qëlluar disa herë me armë zjarri.  5 plumba e kanë kapur në disa pjesë të trupit, konkretisht 1 në gojë dhe të tjerët në kokë dhe gjoks. Një pistoletë u gjet afër trupit të Endri Mustafës, por nuk dihet nëse është ajo me të cilën u vra viktima.

 

Advertisement

32-vjeçari kishte tre ditë që kishte humbur lidhjet me nënën e tij. Ende nuk dihet shkaku i ekzekutimit të të riut, ndërsa dyshohet se mund të ketë ardhur si rrjedhojë përplasjeve të bandave kriminale në Shkodër.

 

Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve. Krahas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes, hetuesit mësohet se kanë kërkuar dhe tabulatet telefonike me qëllim zbardhjen e bisedave të fundit 32-vjeçarit.

 

Advertisement

Endri Mustafa është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar më herët për plagosje me dashje. Në 2016  ai është arrestuar për grabitjen e dy personave në zonën e Livadheve së bashku me disa te dyshuar të tjerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy