Tronditen tregjet botërore/ Rritet çmimi i naftës pas sulmit rus në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditen tregjet botërore/ Rritet çmimi i naftës pas sulmit rus në Ukrainë

I menjëhershëm ishte ndikimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në tregjet ndërkombëtare. Siç raportojnë mediat e huaja, çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuci, duke arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2014.

 

Nafta e papërpunuar Brent, pikë referimi globale, shtoi më shumë se 6% për t’u tregtuar me 102.80 dollarë për fuçi deri në orën 3 të mëngjesit të kësaj të enjteje.Ndërsa çmimet e naftës në SHBA u rritën me 6%.

 

Advertisement

Analistët kanë paralajmëruar se çdo vendim i Rusisë për të ndërprerë eksportet, prodhuesi numër dy i naftës në botë, do të rriste çmimet për të gjitha furnizimet globale.

 

Rusia është gjithashtu furnizuesi më i madh i gazit natyror në Europë, i cili po ashtu ka pësuar rritje pas lajmeve për nisjen e luftës. Katerina Filipenko, një prej analisteve kryesore për kërkimin e gazit në Evropë, thotë se gjërat në vijim mund të përkeqësohen nëse eksportet ruse për gazin ndërpriten dhe se asgjë nuk është më e sigurt. Kurbë rritëse njohu edhe ari i cili u rrit me 2%, pasi forcat ruse sulmuan Ukrainën.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Rusia dhe Ukraina përbëjnë 29% të eksporteve globale të grurit, 19% të furnizimeve botërore të misrit dhe 80% të eksporteve botërore të vajit të lulediellit. Deri në këto momente, mediat ndërkombëtare flasin për një rritje të kontratave për grurë në Çikago me 5.6%, niveli më i lartë që nga mesi i vitit 2012.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy