Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, policia 30 mijë euro shpërblim për këdo që njeh autorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tritoli në shtëpinë e gjyqtarit, policia 30 mijë euro shpërblim për këdo që njeh autorin

Policia e Shkodrës ka vënë në dispozicion 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion që do t’i shërbejë identifikimit të autorit apo autorëve, të cilët kanë lidhje me vendosjen e tritolit në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Ngjarja ndodhi më datë 28 prill, rreth orës 03:00 të mëngjesit në lagjen “Tom Kola”.

Në derën e banesës së gjyqtarit, një person i maskuar, vendosi një sasi tritoli. Fatmirësisht u raportuan vetëm dëme materiale.

Sterkaj mban detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Advertisement

Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

“Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, si dhe vijon punën intensivisht, për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë identifikimit të autorit/ëve, zbardhjes dhe dokumentimin të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

“Krahas veprimeve intensive të grupit hetimor, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara.

Për çdo informacion të vlefshëm që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin e autorit/ëve të rastit, DVP Shkodër vë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro”, thuhet më tej në njoftim.

Advertisement

Policia ka vënë në dispozicion dhe një numër telefoni ku qytetarët të cilët kanë informaciion mund të telefonojnë (069 41 05 436). Policia e Shtetit iu garanton anonimat të sigurtë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy