Lirohet nga qelia 36-vjeçari Arlen Hasanaj i cili u arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e presidentit të FSHF Armand Duka.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë.
Advertisement
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të 25 janarit. Nga shpërthimi u dëmtua vetëm pjesa e jashtme e portës, ndërsa në shtëpi ndodhej bashkëshortja dhe djali i Dukës.