Tritoli në Elbasan/ Xhovana Nikolli shpërthen keq ndaj Nuredin Dumanit: Je burrë k*rvë, hajde vetë po ta mbajti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tritoli në Elbasan/ Xhovana Nikolli shpërthen keq ndaj Nuredin Dumanit: Je burrë k*rvë, hajde vetë po ta mbajti

Një shpërthim me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut në Elbasna.

Objektiv i atentatit ishte Xhovana Nikolli, një emër i njohur në rrjetet sociale. Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur rëndë fqinji i saj, 26-vjeçari Enea Thomarai, të cilin e dëmtoi dera e banesës së tij. Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si e dashura e Amarlido Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli.

Ai ka kërkuar të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë. Disa ditë para shpërthimit, Xhovana Nikolli shpërndau një video live ku fliste për të dashurën e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Mes të tjerash me tone kërcënuese Xhovana Nikolli i thotë: O Nuredin Dumani të bëj thirrje ta mbash të dashurën tënde ti, se po ta kapa këtu nëpër Itali se ke idenë ça mund t’i bëj….

Advertisement

Ditën e sotme, ajo ka reaguar sërish përmes një story në Instagram.

“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV!

Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit!

Advertisement

Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht,O

Nuredin Dumani

Hajde me hidh prap tritol,hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten… Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner”, shkruan Xhovana Nikolli.

Advertisement

Para policisë së Elbasanit Nikolli s’pranoi të jepte asnjë shpjegim lidhur me shpërthimin e tritolit në derën e banesës së saj, ku jetonte me qira së bashku me motrën.

Kush është Amarildo Nikolli, i dashuri i Xhovanës?

Amarildo Nikolli alias Xhanaj nga Shkodra, u arrestua në pikun e sezonit turistik 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë, pasi qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje.

Ai po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Advertisement

Pas arrestimit ai ka pranuar të flasë para prokurorëve të SPAK, duke treguar sipas tij emrat e disa personazheve të botës së Krimit në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër.

Dëshmia e tij fillimisht është marrë në konsideratë por pas vendosjes së përgjuesit në ambientet ku mbahej i izoluar, ka rezultuar se kishte diçka që nuk shkonte pasi Nikolli dyshohet se ishte shtyrë nga dikush tjetër për të dhënë atë deklarim para prokurorëve.

Pavarësisht kësaj situate aktualisht çështja ndaj Amarildo Nikollit vijon të mbahet në SPAK, pasi prokurorët e çështjes janë duke vlerësuar dëshminë e tij.

Emri i Nikollit u pjesë e kronikave në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Advertisement

‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë.

Por për ‘kokën’ e kujt ishte nisur Nikolli?

Dyshimet janë për Inez Hajrullën, i cili jeton pranë kompleksit Oslo, një zonë që dikur njihte për zot Edison Harizajn, ‘faqedjegurin’.

Dhe personi që ka gjasa të qëndrojë pas këtij urdhri është Sokol Sinomataj, ‘buzëderri’, një prej emrave të vjetër të botës së krimit në Vlorë, anëtar i bandës së Gazmir Brakës, i njohur si ‘Gaxhai’.

Advertisement

Sokol Sinomatajt i ekzekutuan të birin në janar të këtij viti, në banesën e tyre në Vlorë.

Ndërsa Sokol Sinomataj, i cili u lirua nga Amnistia, u rikthye sërish në qeli vetëm dy ditë pas lirimit, pasi për të kishte një udhër arrresti nga drejtësia italiane.

Inez Hajrulla është armiku i përbetuar i Sinomatajt, i cili ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e Harizajt. Pas eliminimit të Harizajt, ishte Hajrulla ai që kaloi në krye të grupit kriminal. Hajrulla u ka shpëtuar dy atentateve. Në vitin 2017 kur u dëmtua në të dyja këmbët pasi një sasi eksplozivi shpërtheu në mjetin e tij dhe në vitin 2019, kur konsumonte një kafe në kompleksin ‘Oslo’ në zonën e Lungomares, u qëllua me breshëri plumbash nga dy makina në lëvizje.

Pas përgatitjes së dy atentateve dyshohet se qëndron Bernard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj dhe xhaxhai i Gëzim Sinomataj që u vra në ballkon.

Advertisement

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë ka pranuar konkretisht Amarildo Nikolli (Xhanej) para prokurorëve.

Ai ende nuk e ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi nuk janë vlerësuar informacionet që ka dorëzuar në tryezën e hetuesve.

Porosia për vrasjen e Inez Hajrulla

Amarildo Nikolli ka treguar se ishte kontraktuar nga dy djem xhaxhallarësh me inicialet L.Z dhe E.Z si dhe nga shtetasi i arrestuar me tre emra, Muharrem Koroveshi. Të tre personat i përkasin një grupi kriminal, i cili kishte premtuar një shumë financiare që besohet se është diku tek 300 mijë euro me qëllimin e vetëm vrasjen e Inez Hajrulla, në fillim të muajit gusht 2023 në Vlorë. Grupi kishte siguruar armët, mjetet e largimit dhe njëherësh kishte garantuar strehimin e vrasësve me pagesë.

Advertisement

Në momentin e arrestimit nga policia e Vlorës, dy kushërinjtë ishin në ambientet e një pastiçerie në zonën e “Lungomares” në Vlorë. L.Z dhe E.Z, shoqëronin shkodranin Nikolli, duke e afruar pranë zonës së quajtur “Oslo”, territor ky që kontrollohet nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla. Në momentin kur ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar Amarildo Nikollin, dy kushërinjtë kanë mundur të largohen me vrap duke mos u arrestuar nga policia.

Fillimisht çështja ndaj Nikollit u trajtua nga Gjykata e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa informacionet paraprake tregonin se Amarildo Nikolli, kishte udhëtuar nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasje me pagesë në qytetin e Vlorës. Ditën e arrestimit Nikolli ndodhej i shoqëruar në ambientet e një Pastiçerie në “Lungomare” me dy persona të tjerë të cilët mundën t’i shpëtojnë kapjes nga policia lokale. Por teksa ka qëndruar disa muaj në hetim në policinë dhe prokurorinë e Vlorës, kjo e fundit pak kohë më parë ka shpallur moskompetencën dhe rastin e Amarildo Nikollit, ja ka çuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

Prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ai tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të prokurorisë SPAK, duke treguar veprimtarinë kriminale që ka kryer në Vlorë dhe bisedat që kryenin me personat e shpallur në kërkim për vrasjet me pagesë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy