
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e një pallati në zonën e Qesarakës, në Tiranë, mëngjesin e të shtunës.
Sipas burimeve të policisë, rreth orës 07:40 në garazhin e një pallati ka shpërthyer një sasi lënde plasëse e cila ishte vendosur në nje makinë tip “Porsche”, e cila është në pronësi të Saimir Nasit.
Nga eksplozioni nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia mori në pyetje pronarin e automjetit, i cili sipas burimeve është i përfshirë ne aktivitetin e ndërtimit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me konfliktet që lidhen me punën e tij.
Advertisement