Zbulohen detaje të rëndësishme nga shpërthimi me eksploziv mbi tarracën e një biznesi trekatësh që funksiononte si biznes në Durrës.
Bëhet e ditur se tritoli që u hodh me dron në këtë godinë, ditën e mërkure , ka shpërthyer në biznesin e politikanit Lefter Koka, I cili sapo është rizgjedhur deputet nën siglen e PS.
Koka është aksioneri kryesor i kantines së pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ku shpërtheu edhe tritoli.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar.
Policia ka arrestuar shtetasin Gentian Meta, të cilit iu gjet edhe pulti I dronit që dyshohet se iu vendos tritol për të shpërthyer mbi biznesin e Lefter Kokës.
Nje dite para zgjedhjeve te 25 prillit, perpara biznesit u qellua me arme dhe tashme policia po heton nese dy ngjarjet kane lidhje apo jo me njera-tjetren.