Një shpërthim me tritol është regjistruar 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.

 

Biznesmeni ka banesën në afërsi dhe kishte parkuar makinën aty afër. Para hetuesve ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Blutë akoma nuk kanë identifikuar autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij. Në pamje shfaqet i vetëm teksa vjen pranë makinës dhe i maskuar lë lëndën plasëse dhe largohet.