Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në një lokal në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”.
Një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ishte vendosur në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh., ka shpërthyer, e për pasoja ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Advertisement