Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të kësaj të hëne. Ngjarja u shënua rreth orës 02:55 në lagjen ‘Pavarësia’.

 

Mësohet se i është vendosur tritoli një makine tip Audi në pronësi të 31-vjeçarit të identifikuar si Ermal Kasa, me profesion ekonomist në një kazino në zonën e Ujit të Ftohtë. Për pasojë, automjeti luksoz ka vetëm dëme materiale. Kasa është me origjinë nga Elbasani dhe prej disa kohësh jeton në qytetin e Vlorës për shkak të punës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai njihet si personazh i qetë dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës. Megjithatë në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

 

Qytetarët kanë raportuar shpërthimin e fuqishëm dhe policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe mësohet se eksplozivin në automjetin luksoz tip “Audi” e kanë vendosur 2 persona të maskuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";