Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin e Vlorës në orët e para të kësaj të hëne. Ngjarja u shënua rreth orës 02:55 në lagjen ‘Pavarësia’.
Mësohet se i është vendosur tritoli një makine tip Audi në pronësi të 31-vjeçarit të identifikuar si Ermal Kasa, me profesion ekonomist në një kazino në zonën e Ujit të Ftohtë. Për pasojë, automjeti luksoz ka vetëm dëme materiale. Kasa është me origjinë nga Elbasani dhe prej disa kohësh jeton në qytetin e Vlorës për shkak të punës.
Ai njihet si personazh i qetë dhe dyshohet se shpërthimi ka lidhje me ndonjë konflikt në vendin e punës. Megjithatë në dëshminë e tij ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.
Qytetarët kanë raportuar shpërthimin e fuqishëm dhe policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe mësohet se eksplozivin në automjetin luksoz tip “Audi” e kanë vendosur 2 persona të maskuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.