Deputeti demokrat Tritan Shehu gjatë seancës së sotme plenare ka kërkuar  nga Kuvendi që të përfshijë Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së. E njejta kërkesë u bë edhe gjatë seancës së kaluar plenare dhe shkaktoi tensione në sallën e Kuvendit.

Shehu: Unë mendova se sot do të korrigjonit gabimin fatal, të jo vetëm izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës dhe mos vendosjes së tij si anëtar i PD-së. Kështu duhet të niste seanca, duke bërë një reflektim se ku të çon shkelja e rregullores. Ato na mbrojnë neve. Kërkojmë menjëherë të rivendosë SPAK këtë të drejtë të madhe. Berisha është anëtar i grupit të PD, korrigjojeni.

Përgjigjen e mori nga nënkryetarja Ermonela Felaj, e cila tha se këtë e përcakton partia dhe jo Kuvendi.

Felaj: Kërkesa juaj nuk është proceduriale keni marrë përgjigje nga Nikolla. Grupet nuk i përcakton Kuvendi, por partia./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";