Tregu imobiliar, i paralizuar/ Agjentët e pronave: Kadastra ka ngecur, tre muaj pritje për një përgjigje!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tregu imobiliar, i paralizuar/ Agjentët e pronave: Kadastra ka ngecur, tre muaj pritje për një përgjigje!

I ashtuquajturi revolucion digjital në Kadastër ka paralizuar edhe tregun e pasurive të patundshme. Prej më shumë së një muaji transaksionet janë bllokuar, pasi kadastra nuk shqyrton aplikimet. Edhe në rastet kur shqyrtohen, afatet janë trefishuar.

 

Në këtë mënyrë Kadastra po godet edhe  një tjetër sektor siç është real estate, që tre vitet e fundit është kthyer në një kontributor me rëndësi në rritjen ekonomike.

 

Advertisement

E vërteta është se ka një bllokim të transaksioneve në tregun e pasurive të patundshme për shkak të kalimit në sistemin digjital. Ky nuk është perceptim ynë, por reagimi i gati 500 anëtareve dhe zyrave në të gjithë vendin. Dikur me shërbimin e përshpejtuar merrnim përgjigje për 24 orë, sot ky shërbim merret për 10 ditë. Një dosje e shit-blerjes së një prone merrte maksimumi një muaj kohë për tu mbyllur, sot merr tre muaj. Pra janë trefishuar afatet në tregun tonë vetëm nga kadastra, – shprehet Reainal Pipiria, drejtor i shoqatës së agjenteve imbobiliarë.

 

Agjentet imobiliarë thonë se nëse situata vijon me këto ritme, atëherë tregu nuk do të arrijë shifrat e pritshme, duke sjellë efekt zinxhir në të gjithë hallkat dhe  ky dëm vjen vetëm nga Kadastra.

 

Advertisement

Tregu në 6-mujorin e parë po performonte mirë dhe ne kemi bërë parashikimet tona se volume i transaksione do të arrinte ne 1.3 apo 14 miliardë lekë, ndërsa blerjet nga të huajt do të arrinin ne 400 mln euro, këto shifra nuk janë më reale, – vijon më tej Pipiria.

 

Ngërçi më i madh ndihet në këto muaj vere në zonat bregdetare, aty ku emigrantet, diaspora dhe të huajt kanë një interesim të shtuar për shit-blerje pronash.

 

Advertisement

Të gjitha këto vonesa ulin besueshmërinë e vendit tonë se jemi një vend idelal për të investuar në pasuri të patundshme. Pikë së pari për emigrantët, por dhe për shqiptarët e diasporës që janë kthyer këto muaj verë me qëllim investimi. Mbi të gjitha vonesat japim një impakt negativ dhe tek të huajt interesimi  të cilëve në këto muaj vere është edhe më i lartë

 

Zvarritjet pa limit të shqyrtimit të aplikimeve  në kadastër bllokojnë një sërë sektorësh të ekonomisë, siç janë ndërtimi, real estate, bankat , noterët, duke e kthyer kadastrën në një institucion shumë problematik në shërbimet ndaj qytetarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy