Tregu i pronave në ngërç/ Agjentët imobiliarë: Qeveria duhet të hapë tjetër fushatë rivlerësimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tregu i pronave në ngërç/ Agjentët imobiliarë: Qeveria duhet të hapë tjetër fushatë rivlerësimi

Nga muaji gusht, tregu i shit-blerjes së pronave në Tiranë është në ngërç për shkak edhe të çmimeve të reja të referencës. Vlerat e reja të pronës që përcaktohet me vendim qeverie kanë pësuar një rritje deri në 50% në disa zona të qytetit dhe ky fakt ka stepur qytetarët të blejnë pasuri të patundshme, pasi rrjedhimisht është rritur edhe vlera e detyrimeve që paguajnë për efekt tatimi.

 

Kemi patur realisht probleme me transaksionet, pasi pronat kanë  qenë të listuara më parë dhe nuk ishin shitur. Në momentin që kemi patur klientë për shit-blerje ka patur një stepje prej tyre, pasi në shumë zona janë gati dyfish shifra e tatimit. Ka sjellë dhe do të vijojë të sjellë probleme në treg, – thotë Ervin Demirxhiu, vlerësues pronash.

 

Advertisement

Ka një ngërç që ka nisur që nga muaji gusht për transaksionet që duhet të ndodhin. Qeveria rriti referencat deri në 55% dhe ky fakt është reflektuar menjëherë tek qytetarët dhe qytetarët hezitojnë t’i shesin apo jo këto prona. Por në finale janë qytetarët ata që mbajnë barrë e këtyre kostove, dhe në këto kushte kemi patur dhe prishje të transaksioneve, – shprehet Dritan Ballgjini, agjent imobiliarë.

 

Agjentët e tregut apelojnë që qeveria duhet të hapë paralelisht një fushatë të re rivlersimi, në mënyrë që qytetarët të rivlerësojnë pronat e tyre dhe të shmangin kostot e rritura.  

 

Advertisement

Në momentin që ka rivlerësim njerëzit shfaqin shumë interes. Do të ishte shumë  mirë që para se këto referenca të miratohen të kishte një rivlerësim. Ka njerëz që ende nuk i kanë kryer rivlerësimin e shtëpisë së tyre. Duhet të gjendet një formulë që të ketë një taksim më të drejtë, pasi blerësit  ngarkohen shumë me detyrime, – sqaron më tej Demirxhiu.

 

Unë jam i mendimit që pikë së pari para se të merren vendim të këtë një ndërgjegjësim për qytetarët. Unë mendoj që qeveria duhet të orientohet drejt një rivlerësimi apo ulje të taksës 15%. Do të ishte shumë mirë një tavan i ri takse për të rivlerësuar pronat e qytetarëve, – sqaron Ballgjini.

 

Advertisement

Ndër vite qeveria ka aplikuar disa fushata rivlerësimi, duke i dhënë mundësi qytetarëve që duan të sheshin apo të blejnë një pronë, më parë ta rivlerësojnë duke shmangur në këtë mënyrë detyrimet e larta që vijnë nga taksat. Në këto fushata të dyja palët, si qytetarët ashtu dhe qeveria janë të fituar, pasi më shumë  para mblidhen në buxhet, ndërsa qytetarët minimizojnë kostot e transaksionit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy