Tre persona u vranë pas një atentati mafioz të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut në Memaliaj. Viktimë mbeti Gledio Muka, 36 vjeç dhe Marsel Çela, 47 vjeç të cilët plumbat i kapën aksidentalisht pasi ndodheshin në kohën dhe vendin e gabuar. Gjithashtu mbeti i vrarë Shyqyri Kalemi, i cili është babai i Andrea Kalemit.

I plagosur rëndë është xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi. Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjesh mes dy fiseve Papa dhe Kalemi, që luftën e nisën shumë herët, për trafikun e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, i ftuar në emisionin “7pa5” tha se grupi hetimor dyshon se objektiv i atentatit ka qenë vetë Andrea Kalemi, i cili është liruar para pak kohësh nga burgu i Kordhialos.

Esido Barkaj: Grupet rivale i ndjekin viktimat e tyre për rreth një javë, i ndjekin lëvizjet dhe gjejnë momentin kur janë të pambrojtur dhe i godasin. Vëllai i Andres (Adriatik) Kalemit, Zamir Kalemi i shpëtoi një atentati në janar të vitit 2024. Sa i takon ngjarjes së Memealiajt dyshohet se kemi të bëjmë me vrarës me pagesë. Kanë qenë tre persona, një shofer dhe dy qitës të cilët u larguan drejt Mallakstrës. Janë gjetur tre armë zjarri tip kallashnikov në automjetin e djegur. Për shkak të flakëve shpresat për të gjetur gjurmë janë të pakta. Grupi kriminal ka pasur dyshime se në zonën e Memaliajt fshihej vetë Andera Kalemi i cili para disa kohësh ka dalë nga burgu i Kordhialos në Greqi. Pra objektiv nuk ka qenë babai apo xhaxhai i tij por vetë Andrea. Mund të ketë qenë një mesazh për Andrea Kalemin. Ashpërsia që këto banda po ndjekin tregon që ka një epërsi të krimit dhe një brutalitet, duke shkuar edhe te familjet. Duke i vrarë një familjar të tij, ky i fundit mund të shfaqet dhe të përballet vetë me ta. Andrea Kalemit i janë bërë dy atentate në Greqi. Vitin e kaluar po pushonte në plazh me familjen, por i shëptoi atentatit. Më pas iu bë atentat në burg nga një shtetas egjipitan, dhe mbeti i plagosur. Në të dyja rastet dyshohet se autorët ishin vrasës me pagesë.

Saga e hakmarrjes

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pesë të vrarë dhe disa të plagosur është bilanci i përplasjes mes familjes Kalemi dhe Papa, konflikt i nisur dy vite më parë, ku shkak kryesor mbetet prishja e pazareve të drogës.

Lufta mes dy familjeve nisi fillimisht me ekzekutimin mafioz të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në qershor të vitit 2022. Ai u hodh në erë brenda mjetit të tij në afërisi të Saukut. Sadikaj ishte kushëriri i Andrea Kalemit, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik. Autorët kishin vendosur një sasi prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës që u aktivizua gjatë lëvizjes. Vrasja makabre e të riut do të niste atë që njihet si saga e vrasjeve me dy familjeve.

Vetëm pak muaj më pas, në djetor 2022 u ekzekutua me breshëri biznesmeni nga Saranda Edmond Papa. 49-vjeçari kishte sjellë nënën e tij në spital në Tiranë. Ai ishte mbajtur nën vëzhgim nga autorët, të cilët qëlluan ndaj tij sapo ky i fundit ishte ulur në një bar në zonën e Selitës. Për këtë krim është arrestuar shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andreë Bode. Krimi dyshohet se u porosit nga Andrea Kalemi si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt. Pikërisht Edmond Papa dyshohet se fshihej pas tritolit të vendosur në mjetin e të riut.

Pak muaj më pas, në gusht 2023 objektiv i atentatit ishte Andrea Kalemi, i cili u plagos në ishullin Paksos në Greqi ku kishte shkuar me familjen për pushime. Autorët të cilët dështuan në eliminimin e tij dyshohet se ishin vrasës me pagesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kalemi I shpëtoi një tjetër atentati, kësaj here brenda burgut të Koridhalosit në Greqi. Ai mbeti i ploagosur me thikë nga një shtetas egjiptian, ku edhe ky i fundit dyshohet se ishte paguar nga jashtë për të eliminuar Andra Kalemin.

Krimi nuk kurseu as djalin tjetër të familjes Kalemi. Në janar të këtij viti në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës pre e një atentati ishte Zamir Kalemi, vëllai i Andreas. Ky i fundit mbeti i plagosur duke i shpëtuar mrekullisht breshërive të plumbave. Autorët ndoqën mjetin e Kalemit tip ‘Smart’ duke e qëlluar në ecje./vizionplus.tv