Tre të vdekur në pak minuta, “ora e marrëzisë” në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre të vdekur në pak minuta, “ora e marrëzisë” në Shqipëri

Tre të vdekur brenda një ore. Ky është bilanci tragjik i ditës së sotme, e hënë 13 maj.

Efektivi i “Shqiponjave” Novruz Cenalia, u vra me armë zjarri në fshatin Baltëz të Fierit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:15.

Novruz Cenalia
Asllan (Azgan) Mernica

Autori i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica dyshohet se u largua me një makinë tip “Audi” dhe policia po punon ende për kapjen e tj.

Advertisement

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një konfliki të çastit për një vend parkimi.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në bashkëpunim me FNSH është ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës Vlorë-Fier.

Mësohet se ka dyshime se autori mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes në drejt Vlorës me një mjet tip “Audi” ngjyrë blu.

Advertisement

Vendi u trondit sërish rreth orës 14:30, kur Arsen Dani, 62 vjeç, vrau me thikë nënën e tij Gylije Dani, 88 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Lezhë, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Dani, 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gylije Dani, 88 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja”, njoftoi policia.

Rreth orës 14:59 një tjetër ngjarje e rëndë u raportua në Tiranë.

Advertisement

Rafije Abedini u gjet e pajetë në zonën e “21 Dhjetorit”.

Mësohet se e ndjera është gjetur e shtrirë në një divan dysh dhe ka pasur sëmundje të shumta, Parkinson, anemi, shtyllën kurrizore të dëmtuar dhe ka hequr gjirin nga kanceri.

73-vjeçarja ishte e nxirë në pjesën e djathtë të fytyrës dhe mësohet se ka qenë prej një jave e vetme dhe prej dy javësh thuajse nuk lëvizte. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy