Tre fëmijë , autorët e të paktën 22 vjedhjeve në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre fëmijë , autorët e të paktën 22 vjedhjeve në Tiranë

Tre shtetas të mitur janë proceduar penalisht pasi rezultojnë sipas policisë, të jenë të përfshirë në 22 vjedhje në qarkun e Tiranës.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S.,  pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.   

 

Advertisement

Sipas policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy