Trashëgimia tërheq turistët, Amfiteatri në Durrës mbetet destinacioni kryesor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trashëgimia tërheq turistët, Amfiteatri në Durrës mbetet destinacioni kryesor

Amfiteatri antik në qytetin e Durrësit është kthyer në një pikë kryesore për turistët të cilët në 5 muajt e parë të vitit kanë shënuar një rritje me afro 49 përqind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Jona Saraçi, specialiste e qendrës muzeore Durrës vëren se turistët që dominojnë janë ata nga Gjermania dhe Polonia.

Turistët shprehen se kanë interes për vlerat historike të qytetit .

“Jemi nga Suedia. Kemi 5 ditë këtu në Durrës. Më shumë na pëlqeu ecja nëpër rrugica, erdhëm për të parë amfiteatrin dhe është shumë vend i këndshëm. Nuk ishte shumë e vështirë të gjeje amfiteatrin, e kam parë në hartë dhe është afër rrugës kryesore.”

Advertisement

“Qyteti duket shumë bukur nga ajo që kemi parë. Më shumë na bën përshtypje mikpritja këtu si dhe vlerat historike që ka qyteti. Gjithashtu edhe çmimet janë shumë mirë.”

“ Vijmë për herë të parë në Durrës. Nuk kishim parë gjë më parë, vendosëm të vijmë në Durrës duke parë një libër udhëtimi dhe tani sapo pamë amfiteatrin dhe vërtet që na pëlqeu.”

Duket se këtë vit turistët që janë të apasionuar për historinë dhe arkeologjinë, po drejtohen më së shumti tek amfiteatri dhe kulla veneciane. Monumenti tjetër i rëndësishëm, muzeu arkeologjik, po i nënshtrohet rikonstruksionit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy