Policia e Dibrës ka gjobitur 34-vjeçarin me iniciale A.I.

Ky i fundit, sipas bluve, ka transportuar inerte, por një pjesë e tyre i kanë rënë rrugës, duke u bërë rrezik për aksidentet rrugore.

Për këtë, policia e ka gjobitur me 600 mijë lekë të vjetra 34-vjeçarin.

“Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit të automjeteve, kanë konstatuar në aksin rrugor “Maqellarë-Rrethi i Bllatës”, të hedhura në rrugë një sasi inertesh, që ishin rrezik për shkaktim aksidenti rrugor nga drejtuesit e tjerë të automjeteve, menjëherë kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin A.I., 34 vjeç, dhe e kanë ndëshkuar atë me masë administrative 60 000 lekë të rinj, sipas neneve 99/14;  15/2 dhe 209/5 të Kodit Rrugor”, njofton policia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia Rrugore e Dibrës,  apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos hedhin mbeturina apo inerte në rrugë dhe të mos kryejnë veprimeve të tjera të ndaluara, sepse mund të bëhen burim aksidenti, për përdoruesit e tjerë të rrugës./vizionplus.tv