Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm. Policia bën me dije se 34-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar automjetin. Pasi vënies në ndjekje uniformat blu e kanë ndaluar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”.
Pas kontrollit të mjetit rezultoi se 34-vjeçari po transportonte 3 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës. Policia raporton se i arrestuari kryente aktivitetin e paligjshëm kundrejt shumës 350 euro për person.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";