Policia e Dibrës ka goditur një tjetër rast të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, duke arrestuar një 27-vjeçar.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. K., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit me mjetin tip ‘Jeep’, duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.