Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 20-vjeçar i cili transportonte 10 emigrantë nga vendet e MENA kundrejt pagesës.

 

Nga operacioni policor është sekuestruar edhe një automjet si dhe dy aparate celulare.

 

Advertisement

20-vjeçari nga Peqini u arrestua në flagrancë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

 

DVP Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 43”.

Advertisement

Transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 43”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. R., 20 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi i shtetasit F. R. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy