Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, u shpjegoi banorëve të njësisë numër 8, vizionin e tij për ta bërë transportin publik pa pagesë.

 

Gjatë një takimi me banorët e kësaj njësie, Këlliçi sqaroi se janë 250 qytete në të gjithë botën, që e kanë transportin publik falas dhe bashkia e Tiranës i ka fondet për ta realizuar këtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BELIND KELLICI

 

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“-Unë atë biletë që ti thua na e bëj gjysëm unë do të ta bëj pa pagesë.

-Po na bëre gjysëmn na ke nderuar. Pa pagesë unë nuk e premtoj kurrë.

-Po unë pot ë them që do të ndodhë. 14 milion euro paguan sot shtetit për një incinerator që nuk ekziston, kur paska 14 milione euro për një shërbim që ne nuk e marrim, nuk paska 16.5 milion euro për 200 mijë qytetarë në ditë. “

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këlliçi ironizoi sloganin e Partisë Socialiste, duke sjellë në vëmendje se Edi Rama është në pushtet prej 25 vitesh.

 

“Kur kam qenë 11 vjec edi rama u bë ministër; kur kam qenë 13 vjec rama u bë kryetar bashkie; 20 vjec kur isha student ne amerike rama ishte kryetar bashkie; kur isha 24 vjec kur erdha në shqipëri edi rama garonte për kryeministër; 26 vjec edi rama u bë kryeministër. Unë jam sot 36 vjec ka 10 vite është edi rama kryeministër. Kam që 11 vjec deri tani që jam 36 vjec kam edi ramën, dhe me votu edi ramën shkoke para, me më votu mu që kam 25 vjet me edi ramën nëpër këmbë shkoke mbrapa.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, theksoi se në 14 maj qytetarët votojnë për vete, për Tiranën që ata duan të jetë në 4 vitet e ardhshme.

 

 “Votoni me ndërgjegjen tuaj, votoni për 4 vitet e ardhshme. Nëse jeni te kenaqur me tiranen aktuale, me keto pamje, me kete trafik, me këtë pluhur, me këto rrugë. Nese jeni te kenaqur me ujin e pishem qe ju vejn ne rubinet dhe e paguani 3 here, votoni erjon veliajn nuk e kam problem une. Por ama nëse doni ndryshimin, ndryshimin e keni për një javë, quhet belind këllici dhe koalicioni bashkë fitojmë”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këlliçi, së bashku me mjekun Ilir Alimehmeti, u bëri apel qytetarëve që të dielën e ardhshme të mbështesin koalicionin “Bashkë Fitojmë”.