Bashkia e Tiranës do na surprizojë kur të kthehemi nga pushimet.
Të gjithë ata qytetarë që do të hyjnë në Tiranë nga pjesa juglindore tashmë do të mund të shohin një instilacion të ri që i është shtuar kryeqytetit.
Bëhet fjalë për një kopsht të stilit japonez, të krijuar në sheshrrotullimin e Saukut, ku nuk mungojnë elementët dekorativë tipikë për këto kopshte si gjelbërimi, shkëmbinjtë, dhe gurët e bardhë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon edhe disa foto në terren, ku punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë po punojnë për ta realizuar këtë projekt në detaje.
“Kopshti japonez, në hyrje të qytetit, është një xhevahir tjetër që i shtohet Tiranës!
#SkaKohëPërPushimshkruan kryebashkiaku Veliaj.