Biznesi e konsideron të vonuar nismën e Bankës së Shqipërisë për të krijuar një sistem që kryen më shpejt dhe më lirë transfertat në euro.

 

Eksportuesit një prej sektorëve që përdorin masivisht këtë monedhë shprehen se, deri më tani ata duhet të prisnin 3 ditë për një transfertë nga një bankë në tjetër edhe pse fizikisht këto degë mund të ishin pranë njëra- tjetrës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ne kjo masë ka qenë e mezipritur dhe mund të themi është e vonuar. Të mendosh që prisnim deri në tre ditë për një transfertë të tillë brenda vendit. Nëse deri dje ne për një transfertë paguanin 20 euro, tashmë me sistemin e ri paguajmë 5 -6 euro.

 

Banka e Shqipërisë njoftoi se këtë javë nisi të funksionojë sistemi, i cili mundëson tranfertat në euro brenda ditës, duke përcaktuar edhe komisione dysheme dhe tavan, si për bizneset edhe për individët. Sipas rregullores së re komisionet nisnin nga 6 deri në 50 euro, në varësi të shumës, por ky tavan nuk mund të tejkalohet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ne është shumë e rëndësishme pasi edhe furnitorët i paguajmë me euro, ndaj në unën tonë të përditshme është një lehtësim më shumë.

 

Ky sistem i ri është i detyrueshëm për të gjitha bankat. Në vendin tonë kjo masë merr një rëndësi të madhe për shkak të shkallës së lartë të përdorimit të euros, si nga biznesi, por edhe nga individët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";