Tragjike/ Vdiq nga flakët në Komisariatin e Kamzës, 26-vjeçari ishte ndaluar për dhunë në familje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike/ Vdiq nga flakët në Komisariatin e Kamzës, 26-vjeçari ishte ndaluar për dhunë në familje

Ngjarja e rëndë në Kamez, ku një zjarr I madh përfshiu Komisariatin e Policisë, ka lënë në mënyrë tragjik deri tani një bilanc shumë të rëndë, një I vdekur dhe dy të plagosur.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktimë nga zjarri është një djal I ri I cili ishte ndaluar nga uniformat blu për dhunë në familje.

Bëhet fjalë për një 26-vjecar me iniciale A.M.

Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një polic si dhe nje tjetër person që ishte ndaluar nga forcat e rendit.

Advertisement

Dyshohet se zjarri ka rënë pikërisht në dhomat ku mbahen personat e ndaluar nga policia.

 

 

Informacioni i policise

Advertisement

 

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta,  ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Advertisement

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy