Tragjike/ U braktis nga e ëma, ndërron jetë foshnja e porsalindur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjike/ U braktis nga e ëma, ndërron jetë foshnja e porsalindur

Tragjik është fundi i foshnjes që u braktis nga e ëma në bordrumin e një pallati, në Yzberisht. Mësohet se foshnja e porsalindur ka ndërruar jetë, duke mos i rezistuar pasojave të kushteve nën të cilat u braktis. Ngjarja e rëndë ka shokuar mbarë opinionin publik, teksa uniformat blu kanë ndaluar 30-vjeçaren që e braktisi, menjëherë sapo e solli në jetë.

 

Para uniformave blu, Eglanta Isufi deklaroi se shkak u bë paragjykimi që do të haste nga shoqëria, pasi fëmija nuk erdhi në jetë nga një martesë.

 

Advertisement

Grupi hetimor ka dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit dhe pas ngjarjes është kthyer në banesën e saj. Vajza nuk ka folur për babain e fëmijës, ndërsa ka kërkuar të mos identifikohet në media.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy