Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një automjet me katër të rinj me origjinë shqiptare është përfshirë në një aksident.
Si pasojë e përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa brenda automjetit ka mbetur një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë. Flakët e zjarrit dogjën 17-vjeçarin i cili ishte ulur në sediljen e pasme të makinës.
Advertisement
Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.