
Ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë të Bashkisë Pogradec.
Nga flakët që kanë përfshirë ndërtesën dykatëshe ka gjetur vdekjen 42 vjeçari Nardi Xhukellari, i cili jetonte në katin e dytë të kësaj banese.
Nikolin Xhukellari vëllai i viktimës tregonë se ka qënë bashkëshortja e tij e cila e ka zgjuar nga gjumi pasi ka dëgjuar kërcitje në katin e dytë të shtëpisë.
Flakët sipas tij kishin përfshirë katin e dytë aq sa ka qënë e pamundur për ti ardhur në ndihmë vëllait.
Në këto kushte gjithënjë sipas Nikolinit , synimi kryesor ka qënë të shpëtonin dy fëmijët, veten e tij dhe bashkëshorten.
Ndërkohë që flakët kanë djegur të gjithë ndërtesën përfshi edhe orendite shtëpiake.
Shërbimi zjarrëfikës për shkak të rrugëve te ngrira e ka patur krejt të pamundur për të shkuar në vendngjarje, ndërkohë që punonjësit e këtij shërbimi janë munduar të bëjnë diçka në mjete rrethanore, ndërkohë që e kanë patur të pamundur të izolonin flakët që kanë shkrumbuar të gjithë banesën dykatëshe.