Publikohen emrat e katër anëtarëve të familjes shqiptare të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor mbrëmjen e së dielës në afërsi të Parmas në Itali.
Katër viktimat që u përplasën në Via Emilia janë: Shane Hyseni, 22 vjeç, nëna e Mattias Lame 1 vjeç e gjysmë, 8-vjeçarja Rejana Hyseni (motra e Shane Hysenit) dhe 11-vjeçari Resat Hyseni (vëlai I Shane Hysenit).
Familja e shqiptarëve janë me origjinë nga Durrësi por prej vitesh banonin në Reggio.
I vetmi i mbijetuar nga aksidenti është bashkëjetuesi i 22-vjeçares, Shane Hyseni dhe babai i fëmijës së mitur që ndërroi jetë, cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia lokale dhe Prokuroria po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet që shkak i përplasjes së fortë të jetë bërë shpejtësia e madhe.