Një djal i ri humbi jetën natën vonë mes të hënës dhe të martës në Poshnje , në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
28-vjecari nga Berati që udhetonte me një mjet tip Benz, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtylle ndricimi. Pas rënies në kanalin anësor, mjeti është përfshirë nga flakët.
Për fat të keq I riu nuk ka mundur të dalë dot nga makina dhe ka gjetur vdekjen.
Berat/Informacione paraprake.
Advertisement
Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.