Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Evia në Greqi ku 3 elektriçistë kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Shtypi grek raporton se grupi i elektriçistëve që po punonin për të zhvendosur një shtyllë, u goditën nga rryma elektrike. Të tre humbën jetën në vend.

Dy prej tyre janë grekë, ndërsa i treti është një shtetas shqiptar. Një person i katërt, gjithashtu elektriçist, ka mbetur i plagosur. Kanë qenë banorët e zonës ata që lajmëruan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Ata ishin gjithashtu dëshmitar të kësaj ngjarje tragjike. Sipas dëshmive të tyre, njëri nga elektriçistët mbeti i vdekur në shtyllë kurse dy të tjerët në tokë. Autoritetet greke thonë se elektriçistët u goditën nga rryma elektrike 20 mijë volt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";