Një traget i linjës Igumenicë – Brindizi ka shpërthyer në flakë.
Mësohet se në bord ishin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Flakët kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes nga porti grek i Igumenicës. Zjarri ka rënë në veri të Korfuzit mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Advertisement
Kapiteni i “Euroferry Olympia” u kishte kërkuar pasagjerëve të evakuohen nga anija. Ndërkohë në vendngjarje u dërguan tre varka patrullimi dhe tre rimorkiatorë të rojes bregdetare greke.
Sipas informacioneve, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi kanë hipur në varkat e shpëtimit dhe do të transportohen nga anijet në vendngjarje.
Advertisement