Trafiku i mundimshëm i Tiranës, shoferët në stresin e përditshëm të mbingarkesës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trafiku i mundimshëm i Tiranës, shoferët në stresin e përditshëm të mbingarkesës

Devijimi i qarkullimit dhe ngushtimi i rrugës për shkak të punimeve që po kryhen në Unazë të Madhe, ka bërë që qindra drejtues mjetesh që kalojnë në këtë segment të presin për orë të tëra në trafik para se të hyjnë në Tiranë. Situatë kjo e përditshme.

 

Kaosi me trafikun vazhdon prej muajit tetor të vitit të kaluar kur dhe nisën punimet për ndërtimin e nënkalimeve, të cilat janë planifikuar të mbyllen në fund të muajit shkurt.

 

Advertisement

Menaxhimi i trafikut është po aq i pamundur dhe për efektivët e policisë rrugore.

 

Për t’i shpëtuar kësaj situate stresuese, shumë drejtues mjetesh përdorin rrugicat por dhe aty është e pamundur të shmangësh ngarkesën.

 

Advertisement

Në të njëjtën vështirësi ndodhen dhe ambulancat kur kalojnë në këtë segment. Situata më e vështirë bëhet gjatë javës. Trafiku shtrihet deri në disa kilometra duke e bërë të pakalueshëm segmentin rrugor nga ish-rrethrrotullimi i “Shqiponjës” deri në Astir.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy