Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg nënkomisarin e Fierit, Festim Lelaj, i akuzuar për trafik lëndësh narkotike në kuadër të grupit kriminal.
Lelaj ishte në gjykim për rastin e trafikut të 2.5 ton kanabis të kapur në portin e Durrësit vite më parë, ndërsa ndodhet në hetim edhe për dosjen “Shpirti”.
Hetuesit arritën ne përfundimin se nënkomisari i Policisë së Fierit kishte rolin e drejtuesit në grupin që trafikoi 2.5 tonë kanabis në janar të 2017 nga Porti i Durrësit në Ankona. Ngarkesa me drogë do të dërgohej drejt Gjermanisë, ndërsa kamioni me lëndë narkotike ishte vulosur në Portin e Durrësit si mall transit, për të mos u kontrolluar më tutje në portet Italiane.
Drejtuesi i kamionit, Dhimo Koraj u arrestua nga autoritetet Italiane ndërsa automjeti ishte në pronësi të Demo Progonatit edhe ky i prangosur në vendin tonë disa kohë më parë.