
Shpallet në kërkim një shtetas si autor i dyshuar I vrasjes se efektivit të policisë në Lezhë paraditen e kësaj të marte.
Aldo Rama 21-vjeç, dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë zjarri drejt oficerit të krimeve të Lezhës, Saimir Hoxha.
44-vjecari ishte pjesë e një grupi efektivesh që kishin shkuar të kontrollinin lagunën e Kune-Vain pas informacioneve se aty ishte mbjelle droge.
Efektivi Hoxha është qëlluar me armë dhe është gjetur I plagosur në një kanal.
Advertisement
Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.
Saimir Hoxha nga Puka, kishte disa vite me sherbim ne Shengjin dhe Lezhë.
Advertisement