24 persona të arrestuar si pjesë e një grupi të dyshuar kriminal të trafikut të klandestinëve kanë dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mes tyre janë edhe 4 punonjës të policisë që dyshohet se bashkëpunonin me trafikantët.

Ky grup, në të cilin bënin pjesë edhe 5 subjekte biznesi siguronte kontrata fiktive pune për shtetas nga Bangladeshi.

Kundrejt shumës prej 5 mijë euro, ata mbërrinin deri në Rinas dhe më pas synonin kalimin drejt Evropës, përmes Malit të Zi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë operacionit policia sekuestroi 13 mjete, armë zjarri, drogë dhe rreth 1 milionë euro cash./vizionplus.tv