Si çdo fundjavë, edhe kjo e diel e fundit e korrikut ka sjellë një trafik të rënduar në qytetin e Vlorës.
Një radhë e gjatë makinash, duke nisur nga hyrja e qytetit, deri në Jonufer, ka krijuar ngarkesë në qarkullim.
Advertisement
Si pasojë e trafikut, ky segment rrugore vetëm 5 kilometër i gjatë, përshkohej për më shumë se një orë.
Edhe pse në mes të korrikut, Ministria e Infrastrukturës hapi përkohësisht Bypassin e Vlorës me qëllim shfryrjen e trafikut në qytet, duket se qytetarët vijojnë të zgjedhin rrugën përgjatë Lungomares për shkak edhe të pamjes panoramike që ajo ofron.
Advertisement