Rrugët drejt plazheve përballen me një trafik tejet të rënduar çdo fundjavë.
Kjo ka ndodhur është sot në aksin kombëtar që lidh Fushë-Krujën me Lezhën, ku mijëra makina janë drejtuar për në plazhet e Talës dhe Shengjinit.
Advertisement
Superstrada nga Miloti në drejtim të qytetit bregdetar ishte thuajse e bllokuar që në mëngjes. Radhët e gjata të automjeteve sollën një bllokim total të qarkullimit për shumë minuta.
Policia rrugore u angazhua për të lehtësuar lëvizjen e makinave, por ka qenë shumë e vështirë, pasi fluksi i automjeteve në rrugë ishte i lartë.
Advertisement
E njëjta situate ishte sot edhe në rrugën që të çon në gjirin e lalzit.