Për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës- Tiranë, Policia Rrugore iu bën apel shofërëve të zgjedhin rrugë alternative për të hyrë në kryeqytet.
Përmes një njoftimi policia sugjeron ‘Rrugën e Ndroqit’ dhe autostradën Tiranë-Elbasan për të shmangur trafikun e për të mos rënduar më shumë fluksin e automjeteve.
Policia rrugore ka bërë apel sdrejtuesit të mjeteve gjithashtu të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Policia Rrugore e Tiranës
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
Advertisement*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
*Elbasan-Tiranë.Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu në shtëpi i sigurtë , respekto rregullat e qarkullimit rrugor