
Policia kapi në Dhërmi një tjetër anëtar të bandës që trafikonte lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut në Tiranë.
Në prangat e policisë përfundoi një 21-vjeçar me inicialet R. D.. Ndaj tij, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Advertisement
Në këtë mënyrë, ka shkuar në 13 numri i të arrestuarve, në kuadër të operacionit “Parku” të zhvilluar të enjten. Në kërkim janë edhe pesë shtetas të tjerë.