Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë i shtetasit: A. H., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.
Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:
R. B., 31 vjeç, banues në Kuraten, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Advertisement
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.