Aksi rrugor nga Orikumi deri në Vlorë vazhdon të torturojë të gjithë ata qytetar që zgjedhin të kalojnë pushimet në jug të vendit.
Edhe këtë të diele trafiku I rënduar ka vijuar prej orës 15:00 e deri më mbremje vonë.
Vargu i makinave, sipas raporton gazetarja e Vizion Plus në këtë qytet, nis prej Orikumit dhe përfundon në dalje të qytetit të Vlorës, 25-30 km. Ky fluks i shtuar makinash ndikuar edhe nga rruga e ngushtë kthen në një tmerr të vërtete kthimin e pushuesve nga plazhet e jugut drejt Vlorës, Fierit, Tiranës dhe qyteteve të tjerë të vendit, por jo vetëm edhe atyre nga Kosova dhe Maqedonia e veriut.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";