Tortura deri në vdekje e Jani Prengës/ SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e kompleksit luksoz në Shijak

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tortura deri në vdekje e Jani Prengës/ SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e kompleksit luksoz në Shijak

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku u torturua për vdekje Jani Prenga.

 

Bexhdili akuzohet për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe fshehje të kufomes. Prokuroria ka dyshime të forta se kopshtari ka dijeni për vendin ku është fshehur trupit i pajetë i Prengës, që ende nuk është gjetur.

 

Advertisement

Referuar dëshmisë së tij, ai është shprehur se trupin e Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe anëtarëve të familjes Doçi nga Shkodra. Ndërsa për Olsi Turjan, pjeësë e grupit, SPAK ka kërkuar 3 vite burg, për pengim të zbardhjes së vërtetës.

 

Pengmarrjen dhe vrasjen e Prengës sipas prokurorisë, e urdhëroi Dritan Rexhepi, i  cili ndodhet i burgosur në Ekuador për trafik ndërkombëtar droge. Po ashtu është zbuluar se rrëmbimi është bërë nga Martin Bleta dhe Korado Keshteja, ndërsa vrasja është kryer nga Artan Docaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini.

 

Advertisement

Në lidhje me ekzekutimin e Jani Prengës, më heret prokuroria liroi nga burgu Leonard, Bajram dhe Elton  Hajrin si dhe Aleks dhe Ardian Doçaj, pasi nuk kishte prova që mund t’i implikonte në këtë krim.

 

Ndërkohë në kërkim mbetet Altin Hajri, pronari i kompleksit Golden, pasi ky i fundit dyshohet se mori porosinë për të rrëmbyer viktimën.

 

Advertisement

Jani Prenga u ekzekutua në mënyrë makabre, pas përplasjes së vëllait të tij me një grup kriminal të trafikit të drogës. Vëllai i Janit, Astrit Prenga kishte vjedhur 283 kg kokainë në Angli, që i përkisnin Dritan Rexhepit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy