Lajmi për përjashtimin e Sali Berishës ka sjell reagime të shumta jo vetëm tek militantet e PD, por edhe tek emrat e njohur të cilët në të kaluarën kanë luajtur një rol të rëndësishëm tek selia blu.
Mes tyre edhe Jozefina Topalli.
Ish nënkryetarja e selisë blu, tha se me përjashtimin e Berishës, sonte Lulzim Basha I ka ngjasuar me Enver Hoxhën.
Basha, shtoi Topalli, ka vite që punon kundër interest të PD dhe interest kombëtar, ndaj ai duhet të nxirret jashtë zyrës së kreut të PD.
Nxirreni nga zyra.
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!
Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike!
AdvertisementLulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.
Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .
Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.
Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.
AdvertisementQe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.
Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.
Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.
Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.
AdvertisementPa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.
U bene kaq vite qe ia them demokrateve.
Po e perseris edhe sot.
Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.
AdvertisementNese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.
Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.
Kete e ka deshmuar ne vite.
Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.
AdvertisementSonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.
Prap e konsideron vehten mbi ligjin.
Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.
Advertisement