Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka rikujtuar vendimin e DASH për Tom Doshin, i cili u shpall “non grata”. Atij iu ndalua hyrja në Amerikë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.
Sipas kryediplomatës Kim, votuesit meritojnë kandidatë më të mirë se Doshi.
“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së pas shqyrtimit të të kujdesshëm informacionit. Votuesit e Shqipërisë meritojnë më mire se kaq”, shprehet Kim.
Advertisement