Parandalohet një ngjarje të mundshme kriminale në familje neë fshatin Bruz Zall të Krujës.
Policia mori informacion se një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe familjarët e saj dhe menjëherë mbërriti në adresën e dhënë. Uniformat blu bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë, të shtetasit Arben Hoxha, 41 vjeç, banues në fshatin Rranze, Krujë.
Ky person ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit Arben Hoxha, (e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje).
Arben Hoxha, në gjëndje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.